Zhvillohet faza e dytë e projektit për përforcimin e mësimit të përzier në Ballkanin Perëndimor

Zhvillohet faza e dytë e projektit për përforcimin e mësimit të përzier në Ballkanin Perëndimor

Nga data 8 deri më 10 prill 2025, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Tampere (TAMK), në Tampere Finlandë u zhvillua takimi i dytë i konsorciumit në kuadër të projektit “Blended Education for Western Balkan Universities (BEWBU)”, një iniciativë që synon forcimin e kapaciteteve pedagogjike në arsimin e lartë përmes modeleve bashkëkohore të mësimdhënies së përzier (blended learning/teaching).

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të universiteteve partnere nga vende të ndryshme evropiane dhe rajonale, ku u prezantuan të dhënat e fizibilitetit të dala nga hulumtimet e realizuara me akterët kyç të arsimit të lartë. Gjatë sesioneve të punës, u identifikuan nevojat specifike për trajnime dhe mbështetje nga partnerët e BE-së, me qëllim rritjen e cilësisë dhe përputhjes me standardet evropiane në mësimdhënien e përzier.

Ekipi i projektit BEWBU nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përbërë nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekci, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, prezantoi gjendjen aktuale të legjislacionit për mësimdhënien e përzier në arsimin e lartë në Kosovë. Ata theksuan sfidat ekzistuese dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm në këtë drejtim.

Punëtoria dëshmoi angazhimin e lartë të institucioneve pjesëmarrëse për modernizimin e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përmirësimin e cilësisë akademike, veçanërisht në një kontekst gjithnjë e më të digjitalizuar dhe të transformuar teknologjikisht.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom