Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e Punës dhe Karrierës të organizuar nga Universiteti " Fehmi Agani" në Gjakovë

Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e Punës dhe Karrierës të organizuar nga Universiteti " Fehmi Agani" në Gjakovë

I/E nderuar,
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të merrni pjesë në Panairin e Punës dhe Karrierës 2025, një ngjarje e organizuar nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH,në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Organizimi teknik i panairit do të menaxhohet nga Modus.

Panairi do të zhvillohet më 28 prill 2025, në kampusin e Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë, ku do të mblidhen kompani udhëheqëse, institucione arsimore si dhe studentë dhe të diplomuar të talentuar. Panairi ofron një platformë unike për bizneset për të angazhuar punonjës potencialë, promovuar mundësi karriere dhe kontribuar në zhvillimin e fuqisë punëtore.
Pse të merrni pjesë?

       •Takoni kandidatë të kualifikuar: Kontaktoni me një bazë të madhe punëkërkuesish, përfshirë studentë,
të diplomuar të rinj dhe profesionistë me përvojë nga fusha të ndryshme.

       • Shtrirje të brendit: Rritni vizibilitetin e kompanisë tuaj duke promovuar mundësitë e punsimit dhe duke ndihmuar
në ndërtimin e njohurisë së brendit.

       • Rrjetëzim: Krijoni lidhje të vlefshme me kompani të tjera, institucione arsimore dhe palë të tjera të rëndësishme.

       • Kontribuoni në punësimin e rinisë: Mbështesni zhvillimin profesional të talenteve të ardhshme duke ofruar
udhëzime karriere dhe mundësi pune.

       • Data: 28 prill 2025
       • Ora: 10:00 – 16:00
       • Lokacioni: Kampusi i Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë

Si një biznes pjesëmarrës, do të keni një shtand të dedikuar për të prezantuar mundësitë e karrierës dhe për të bashkëbiseduar me punëkërkuesit. Do të keni gjithashtu mundësinë të merrni pjesë në prezantime të kompanive, seanca rrjetëzimi dhe punëtori të organizuara si pjesë e panairit.
Ju inkurajojmë të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar vendin tuaj.
Për t'u regjistruar ose për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni në [email protected]
ose telefononi në: +383 46 55 77 66 (viber ose whatsapp).
Ju mirëpresim në Panairin e Punës dhe Karrierës – Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë që të bashkëpunojmë me ju në promovimin e mundësive të punësimit për komunitetin tonë të talentuar.

Faleminderit për konsideratën dhe mbështetjen tuaj

tp-bottom