Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku me rastin e festës së Fitër Bajramit

Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku me rastin e festës së Fitër Bajramit

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, studentët, stafin akademik dhe administrativ të universitetit, si dhe për gjithë qytetarët.

"Kjo ditë e veçantë na fton të reflektojmë mbi vlerat e mirëkuptimit, tolerancës dhe solidaritetit. Fitër Bajrami është një moment për të ndarë gëzimin, për të ofruar ndihmë për ata që kanë nevojë dhe për të përforcuar ndjenjën e dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit. Le të kujtojmë gjithashtu ata që nuk kanë mundësi të festojnë pranë të dashurve të tyre, duke ruajtur vlerat që na udhëheqin drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të lumtur."

Në këtë ditë të bekuar, Rektori Bunjaku u uron të gjithëve shëndet, harmoni dhe begati në familjet e tyre.

Me fat Fitër Bajrami!

Me respekt,
Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku.

tp-bottom