
Njoftim për studentët e Universitetit “Fehmi Agani”
Njoftojmë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” se me datë 20 Mars, 2025 (E Enjte), në Fakultetin e Shkencave Sociale (Klasa nr. 7) , American Corner (Këndi Amerikan) -Prizren do të mbajë një ligjëratë në lidhje me edukimin mediatik. Në këtë ligjërat, studentët do të njoftohen në lidhje me dallimin në mes të lajmeve të rrejshme dhe propagandës, si ndikojnë dezinformatat në shoqëri dhe vendimarrjen tonë dhe cilat janë mënyrat më të mira për tu mbrojtur nga manipulimi mediatik.
Këndi Amerikan në Prizren (American Corner Prizren) - është një qendër kulturore dhe edukative e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ai shërben si një hapësirë për të rinjtë, studentët dhe qytetarët që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth kulturës, historisë dhe vlerave të SHBA-së, si dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre përmes aktiviteteve edukative dhe trajnimeve.
Bashkë për një shoqëri më të informuar!
Ju mirëpresim!