Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë feston 12-vjetorin e themelimit

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë feston 12-vjetorin e themelimit

Gjakovë, 06.03.2025

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë feston 12 vjetorin e themelimit të tij, me çrast organizoi një kokteil. Në fjalën e tij, Rektori Bunjaku u shpreh me falënderime për të gjithë ata që kanë kontribuar për zhvillimin e universitetit gjatë këtyre viteve. Ai falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues, Prorektorët, Senatorët, Dekanët, Prodekanët, stafit Akademik dhe Administrativ, anëtarët e Bordit për Ndërmarrësi dhe Inovacion, përfaqësuesit e Shoqatës Intelektuale “Jakova”, si dhe Studentët për angazhimin dhe pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme.

Rektori theksoi se ky përvjetor është një moment jo vetëm festimi, por edhe reflektimi mbi të arriturat dhe sfidat që janë tejkaluar. Ai vuri në theks zhvillimet më të rëndësishme të këtij viti për Universitetin, duke përfshirë fillimin e ndërtimit të Kampusit Universitar, ku aktualisht është në fazën e betonimit të themeleve për objektin e Fakultetit të Mjekësisë. Ky projekt është një hap i madh për rritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës akademike të universitetit.

Një tjetër arritje e rëndësishme ishte ngritja e pozicionit të Universitetit në ranglistën ndërkombëtare të Webometrics, ku UFAGJ ka avancuar për 5685 pozita më lart, një rezultat që tregon rritjen e cilësisë akademike dhe kërkimore të institucionit. Po ashtu, gjatë një viti  Universiteti është në fazën finale të procesit të akreditimit të 7 programeve studimi, duke përfshirë krijimin e programit të ri siç është Informatika Inxhinierike dhe funksionalizimin e Fakultetit të Shkencave Aplikative.

Në aspektin e ndërkombëtarizimit, Universiteti ka aplikuar në më shumë se 10 projekte të reja Erasmus, duke hapur mundësi për shkëmbim akademik dhe bashkëpunim me institucione të tjera arsimore dhe kërkimore ndërkombëtare. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët dhe stafin akademik për të qenë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të dijes.

Gjithashtu, është implementuar një sistem i ri i vijueshmërisë elektronike për të monitoruar pjesëmarrjen e studentëve në procesin mësimor. Ky sistem ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të angazhimit të studentëve dhe për të siguruar një mbikëqyrje më të efektshme të aktiviteteve akademike.

Për të gjitha këto arritje, Rektori Bunjaku shprehu falënderime të veçanta për të gjithë ata që kontribuuan drejtpërdrejt ose indirekt në këto suksese të përbashkëta, si dhe për anëtarët e Bordit për Ndërmarrësi dhe Inovacion, të cilët ofruan mbështetje të vazhdueshme për rekomandimet dhe përditësimet e programeve të studimit dhe për ngritjen e cilësisë akademike. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e studentëve, duke thënë se ata janë një prej shtylla kryesore të funksionimit të universitetit dhe se kërkesat e tyre për dije dhe angazhim në kërkimin shkencor janë ato që motivojnë stafin akademik të kontribuoni gjithmonë më shumë në përmirësimin e cilësisë dhe programeve të studimit.

Në fund, Rektori Bunjaku potencoi se përkundër rezultateve pozitive, Menaxhmenti I Universitetit nuk duhet të ndalet me kaq sepse mund të arrijë edhe më shumë. Ai bëri thirrje që bashkërisht të angazhohemi edhe më shumë, duke u frymëzuar nga emri i akademikut Fehmi Agani, i cili ka dhënë një kontribut të paharrueshëm për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Rektori përfundoi duke shprehur dëshirën që vitet në vazhdim të jenë vite të sukseseve dhe arritjeve të përbashkëta të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejmë të vendit tonë

 

Fotot e lajmit

tp-bottom