Mbahet sesioni informativ për Grantet e Vogla në fushën e Dimensionit Social

Mbahet sesioni informativ për Grantet e Vogla në fushën e Dimensionit Social

Sot me datë 25 Shkurt,2025, në kuadër të Programit SHER  (Sustainable Higher Education and Research ), e financuar nga Zyra Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe e mbështetur nga Ministria e Shkencës, Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit,  është organizuar Sesionin Informues për  Grantet e Vogla në fushën e Dimensionit Social. Takimi u mbajt në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Sociale.  Përfqësueset e Programit SHER znj. Donjeta Ibra – Menaxhere e Zyrës  dhe znj.. Shqiponja Kodraliu – Zyrtare e Programit , në hyrje të prezantimit të tyre, theksuan qëllimin dhe objektivat e kësaj thirrje duke  theksuar përkrahjen për grupet e margjinalizuara, çështjet gjinore dhe iniciativat të cilat mund të derivojnë nga vetë studentët dhe grupet e tyre. 

Në takim u tha se të  drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master përmbrenda Universitetit,   Shuma e Granteve është 5.000 euro dhe afatii I  fundit për aplikim është data  15 Mars,2025,  Për aplikim studentët duhet të konsultojnë web faqen e progrmit SHER https://sher-kosovo.org/. Kohëzgjatja e Projektit është 6 muaj .. Pas prezantimit, u zhvillua një debat I gjallë dhe dinamik nga të pranishmit, ku studentët parashtruan pyetje  të ndryshme në lidhje me procedurat e aplikimit, idetë e tyre të cilat mund të inkorporohen në objektivaat e programit etj.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom