Mbahet sesioni informativ për Grantet e Vogla në fushën e Dimensionit Social
Sot me datë 25 Shkurt,2025, në kuadër të Programit SHER (Sustainable Higher Education and Research ), e financuar nga Zyra Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe e mbështetur nga Ministria e Shkencës, Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, është organizuar Sesionin Informues për Grantet e Vogla në fushën e Dimensionit Social. Takimi u mbajt në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Sociale. Përfqësueset e Programit SHER znj. Donjeta Ibra – Menaxhere e Zyrës dhe znj.. Shqiponja Kodraliu – Zyrtare e Programit , në hyrje të prezantimit të tyre, theksuan qëllimin dhe objektivat e kësaj thirrje duke theksuar përkrahjen për grupet e margjinalizuara, çështjet gjinore dhe iniciativat të cilat mund të derivojnë nga vetë studentët dhe grupet e tyre.
Në takim u tha se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master përmbrenda Universitetit, Shuma e Granteve është 5.000 euro dhe afatii I fundit për aplikim është data 15 Mars,2025, Për aplikim studentët duhet të konsultojnë web faqen e progrmit SHER https://sher-kosovo.org/. Kohëzgjatja e Projektit është 6 muaj .. Pas prezantimit, u zhvillua një debat I gjallë dhe dinamik nga të pranishmit, ku studentët parashtruan pyetje të ndryshme në lidhje me procedurat e aplikimit, idetë e tyre të cilat mund të inkorporohen në objektivaat e programit etj.