.png)
Thirrje për punime: Konferenca e pestë shkencore ndërkombëtare-Dialogu në mes të qytetërimeve dhe kulturave/Integrimi kulturor dhe teknologjia: Sfidat dhe mundësitë
Organizuar nga Universiteti ‘’Fehmi Agani’’ në Gjakovë, në bashkëpunim me Universitetin Teknik Tafila, Jordani
Kemi kënaqësinë t’i ftojmë studjuesit, hulumtuesit dhe profesionistët e fushave të ndryshme për pjesëmarrje në Konferencën e Pestë Shkencore Ndërkombëtare: ‘’Dialogu në mes të qytetërimeve dhe kulturave’’, me temë kryesore: Integrimi kulturor dhe teknologjia: Sfidat dhe mundësitë’’.Konferenca organizohet nga Universiteti ‘’Fehmi Agani’’ në Gjakovë, në bashkëpunim me Universitetin teknik Tafila në Jordani. Kjo ngjarje akademike synon t’i mbledhë ekspertët e fushave të ndryshme për t’i shkëmbyer njohuritë, për të diskutuar rreth hulumtimit inovator, dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Për temat e konferencës, datat e rëndësishme dhe udhëzimet e aplikimit, ju lutem referohuni broshurës.
Udhëzimet e aplikimit:
Kandidatët e interesuar që dëshirojnë të dorëzojnë abstrakte ose punime kërkimore duhet të plotësojnë Formularin e Pjesëmarrjes në Konferencë të bashkangjitur në broshurë. Formulari i plotësuar, së bashku me abstraktin ose punimin e plotë, duhet të dërgohet me email në: [email protected].