
Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë pjesmarrës në punëtorinë e organizuar nga GIZ-i
Me datë 24 Shkurt, 2025, ne lokalet e GIZ-it në Prishtinë u mbajt Punëtoria për Ngritjen e kapaciteteve të Qendrave të Karrierës në regjionet e Kosovës. Në këtë takim u diskutua puna e Qendrave të Karrierës, duke paraqitur të arriturat dhe sfidat me të cilit ballafaqohen këto Qendra.Në këtë kontekst të pranishmit njëherit, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të GIZ -IT gjerman, u potencua organizimi i Panaireve Të Karrierës për secilin regjion, me prezantim edhe të kompanisë e cila do të bëjë organizimin e këtyre eventeve. Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan hapat të cilët do të ndërmirren, pregatitjet logjistke dhe administrative, kohën e organizimit të tyre. Në këtë takim në emër të UFAGJ morri pjesë Bujar Nura Zyrtarë pranë Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë dhe Projekte.