
Njoftim për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2024/2025
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, të nivelit Bachelor dhe Master se në SMU janë bartur të gjitha lëndët dhe mund t'i regjistroni lëndët e semestrit veror tek profesorët përkatës.
Afati për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2024/2025 bëhet në datat:
18.02.2025 – 26.02.2025
Studentët janë të obliguar që fillimisht të regjistrojnë lëndët në SMU dhe pastaj të vazhdojnë me procedurën e regjistrimit të semestrit.
Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa e semestrit. Ndërsa studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën prej 25€ për nivelin Bachelor dhe 150€ për nivelin Master.
Regjistrimi i semestrit bëhet në zyrën e shërbimit për studentë në fakultetet përkatëse.
Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.