![Urat e bashkëpunimit: Ambasada e SHBA-ve dhe UFAGJ-ja lidhen përmes Fulbright-it dhe jo vetëm](/images/lajmet/70845-Untitled design (1).jpg)
Urat e bashkëpunimit: Ambasada e SHBA-ve dhe UFAGJ-ja lidhen përmes Fulbright-it dhe jo vetëm
Universiteti ‘’Fehmi Agani’’ në Gjakovë, së fundmi ka mirëpritur Kelsey De Rinaldis, zëvendës zyrtarin për Qështje Publike, dhe Znj. Remzije Potoku, Specialiste e Arsimit të Lartë tek Ambasada e SHBA-ve në Kosovë. Vizita u përqendrua tek studenti i Fulbright-it të SHBA-ve David Chmielewski, i cili aktualisht po e merr bursën e tij nga Fullbright si Asistent i Mësimdhënies së Anglishtes (AMA) në Fakultetin e Filologjisë, Departamenti i Gjuhës Angleze: Përkthim dhe Interpretim.
Delegacioni i Ambasadës së SHBA-ve u mirëprit nga Nazli Tyfekçi, Pro-rektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në UFAGJ, e cila poashtu shërben si mbikëqyrëse për studentin e Fulbright-it Zt.Chmielewski. Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar aktivitetet e Ztr. Chmielewskit në Universitet dhe kontributet e tij në komunitetin akademik. Diskutimet poashtu u përqendruan mbi bashkëpunimet e ardhshme në mes të UFAGJ-së dhe Ambasadës së SHBA-ve, duke eksploruar fushat e mundshme për partneritet në edukim dhe shkëmbim kulturor.
‘’Kishim kënaqësinë ti mirëpresim përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Universitetin tonë,’’ tha Prorektorja Tyfekçi. ‘’Kjo vizitë thekson rëndësinë e programit Fullbright dhe kontributin e tij në rritjen e mirëkuptimit të dyanshëm dhe shkëmbimit akademik.Kemi nderin ta mirëpresim Ztr.Chmielewskin dhe ta vlerësojmë mundësinë për diskutimin e bashkëpunimeve të mëtejme me Ambasadën e SHBA-ve.
Vizita hedhi dritë mbi përkushtimin e Universitetit në partneritetet ndërkombëtare dhe mbështetjen e tij për programin Fullbright. UFAGJ-ja e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-ve për ta pasuruar më tutje përvojën akademike të studentëve dhe të fakultetit.