Rektori Bunjaku mori pjesë në takimin e radhës së RISG grupit në kuadër të Asociacionit më të madh të Univeristeteve Evropiane (EUA), në Bruksel

Rektori Bunjaku mori pjesë në takimin e radhës së RISG grupit në kuadër të Asociacionit më të madh të Univeristeteve Evropiane (EUA), në Bruksel

Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, mori pjesë në takimin e Grupit për Strategjinë e Kërkimit dhe Inovacionit (RISG) në kuadër të Asociacionit të Universiteteve Evropiane (EUA), i cili u mbajt në Bruksel.

Ky takim, i organizuar në ambientet e zyrës së EUA-së, kishte për qëllim diskutimin e prioriteteve të ardhshme të kërkimit dhe inovacionit në Evropë, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi kornizën e ardhshëm financiar të BE-së dhe programin FP10. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e rolit të universiteteve në zhvillimin e politikave të reja për kërkimin dhe inovacionin, si dhe përfshirja e tyre aktive në formësimin e agjendës evropiane për rritjen e konkurrueshmërisë së Univeristete Evropiane. Pjesëmarrja e Rektorit Bunjaku në këtë takim konfirmon angazhimin e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve akademike dhe kërkimore në nivel evropian, duke kontribuar në fuqizimin e kapaciteteteve për hulumtim dhe inovacion të Universiteteve.

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, do të vazhdojë të ndjekë dhe të kontribuojë në platformat ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, me qëllim të forcimit të bashkëpunimeve dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

tp-bottom