TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuar familja Dushi,
Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik, Prof. Dr. Minir Dushit, një prej figurave më të shquara të arsimit dhe shkencës në Kosovë. Me veprat dhe përkushtimin e tij, ai la një trashëgimi të çmuar në edukimin dhe zhvillimin akademik të vendit tonë, duke ndikuar në formësimin e shumë gjeneratave.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Kujtimi dhe vepra e akademiku Prof. Dushi, do të mbeten të përjetshme, ndërsa kontributi i tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.
U prehtë në paqe!
Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku
Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.