Ish - studentët që kanë përfunduar studimet në UFAGJ, ndan përvojat e tyre me studentët aktualë
Zyra e Alumnit në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë, ka mbledhur disa studentë që kanë përfunduar studimet për të ndarë përvojat e tyre me studentët aktualë të këtij institucioni arsimor. Ky aktivitet kishte për qëllim të inspirojë dhe motivonte të rinjtë që janë aktualisht në studime, duke iu treguar atyre rrugëtimin e suksesshëm pas diplomimit dhe sfidat që ata kanë kaluar.
Gjatë takimit, ish-studentët e universitetit Lirigzon Goçaj dhe Albin Tahiraj ndanë historitë e tyre personale, duke përshkruar eksperiencat dhe mundësitë që i ofroi universiteti gjatë periudhës së studimeve. Ata theksuan rëndësinë e praktikave profesionale, mundësive për zhvillimin e aftësive dhe përgatitjen për tregun e punës.
Njëri nga ish-studentët, i cili tash veçse është i punësuar në një klinikë, tha se eksperienca akademike dhe njohuritë e marra në Universitetin "Fehmi Agani" i ndihmuan shumë të integronte teorinë me praktikën dhe të zhvillonte aftësi që i nevojiteshin në karrierën e tij. Po ashtu, ai theksoi se lidhjet që krijuan me profesorët dhe kolegët e tij ndihmuan shumë në orientimin e tij profesional.
Studentët e pranishëm n, shprehën interes për këshillat dhe udhëzimet që morën. Ata e vlerësuan mundësinë për të mësuar më shumë rreth mënyrës së integrimit në tregun e punës dhe hapat që duhen ndjekur për të arritur suksesin pas diplomimit.
Ky aktivitet, i cili u organizua nga Zyra e Alumnit u bë me qëllimin e lidhjes mes gjeneratave të studentëve për të ndihmuar ata që janë ende në studime të planifikojnë me sukses të ardhmen e tyre profesionale.