Rektori Bunjaku dhe Dekani Kamberi pjesë e projektit WB-Edu4migration

Rektori Bunjaku dhe Dekani Kamberi pjesë e projektit WB-Edu4migration

Prishtinë 16 – 18 Dhjetor, 2024

Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi kanë marrë pjesë në projektin ‘WB-Edu4migration’, në të cilin Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë është pjesë e partneritetit. Në kuadër të këtij projekti, është zhvilluar takimi i parë nga data 16 – 18 Dhjetor 2024. Gjatë takimit u prezantuan të dhëna rreth programeve të studimit, numrit të studentëve, strukturës organizative, rolit të UFAGJ-së në projekt, planet e veprimit, si dhe pritshmëritë dhe benefitet e projektit.

Ky projekt ka për qëllim të bëjë identifikimin e një boshllëku në kompetencat e punonjësve socialë në Kosovë dhe Shqipëri, veçanërisht në lidhje me aftësinë e tyre për të mbështetur në mënyrë efektive popullsinë migrante, sidomos përmes një qasjeje që përfshin: reformën, zhvillimin e kurseve dixhitale me mikrokredenciale dhe aktivitete të vazhdueshme për ndërtimin e kapaciteteve.

Projekti financohet nga Komisioni Evropian në Kosovë përmes programit ERASMUS + dhe përfshinë një partneritet të gjerë nga Kolegje, Institute dhe Universitete nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Italia dhe Austria. Në këtë projekt janë të përfshira institucione si: Kolegji AAB, International Business College Mitrovica, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, Institute for Research, Education, and Social Development, Universiteti i Tiranës , Universiteti Barleti, Kolegji Universitar LOGOS, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, UCL University College, Fachhochschule Salzburg, IULM University. 
 

Fotot e lajmit

tp-bottom