UFAGJ dhe Zyra e Erasmus+ organizuan sesion informues për projektet dhe bursat Erasmus+

UFAGJ dhe Zyra e Erasmus+ organizuan sesion informues për projektet dhe bursat Erasmus+

Në Universitetin “Fehmi Agani’ me datë 12 dhjetor u mbajt sesion informues për projektet dhe bursat e Erasmus+ e organizuar nga Zyra e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UFAGJ.

Znj. Mimika Dobroshi dhe Znj. Blerina Zijaqa, përfaqësueset e programit Erasmus+, u pritën nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe nga Zyrtarja për Zhvillim të Karrierës, Freskina Mula – Ermeni.

Gjatë takimit u diskutua mbi dimensionin ndërkombëtar të programit Erasmus+ për vitin 2025, duke përfshirë mundësitë që ofron Erasmus+ KA1 për shkëmbimet afatshkurtra, mobilitetin për gradat e larta përmes Erasmus Mundus Joint Masters, dhe mundësitë për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë përmes Erasmus+ KA2. Pjesëmarrësit gjithashtu u informuan për programet si Jean Monnet dhe iniciativat e shkëmbimeve virtuale në arsimin e lartë. Studentët përfitues të programit Erasmus+, Albert Prenqi, Valza Zekaj dhe Ardiana Dinaj, ndanë me të pranishmit përvojat e tyre duke theksuar ndikimin pozitiv që ka pasur ky program në jetën e tyre akademike dhe profesionale.

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, tha se këto përvoja mobiliteti jo vetëm që pasurojnë individin , por gjithashtu kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të Universitetit, teksa shtoi se Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare është e gatshme ti mbështesë studentët gjatë aplikimit për mobilitete përmes këtij programi.

Programi Erasmus+ ofron mbështetje në fushat e edukatës, trajnimit, rinisë dhe sportit.

Fotot e lajmit

tp-bottom