Urimi për festën e 28 Nëntorit nga Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku
Të nderuar profesorë, staf administrativ dhe bashkëpunëtorë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë!
Të dashur studentë!
Në emrin tim dhe të menaxhmentit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë po ju përcjell urimet e mia më të mira në këtë ditë të shënuar të Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntori është dita që na kujton vlerat e lirisë, bashkimit dhe të krenarisë kombëtare. Në këtë ditë kujtojmë me krenari sakrificat e të parëve duke reflektuar mbi përgjegjësinë që kemi për të ndërtuar dhe frymëzuar brezat e rinj për të kontribuar në të ardhmen e kombit.
Le të shërbejë kjo ditë si motiv për t’u angazhuar edhe më shumë në edukim e inovacion pasi që përmes dijes dhe kreativitetit mund të synojme për një të ardhme më të ndritur.
Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!
Me respekt të veçantë,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Rektor.