Profesorët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ligjërues në Sofie të Bullgarisë

Profesorët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ligjërues në Sofie të Bullgarisë

Në kuadër të projekteve të mobilitetit nga programi i ERASMUS+ profesorët e UFAGJ-së po qëndrojnë në Universitetin Mjekësor të Sofjes. Ata u pritën nga stafi i këtij universiteti, zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Prorektorja për Mësimdhënie në Universitetin Mjekësor të Sofies e cila u zotua që ky bashkëpunim do të mbështetet dhe të kaloj në nivele edhe më praktike duke vazhduar edhe punën hulumtuese ndërmjet stafit të universiteteve tona.

Prof. Ass. Dr. Dafinë Ibrahimi Kaçuri mbajti ligjërata rreth pjesës së Rehabilimit dhe Lidershipit si pjesë përbërëse e fushave specifike të kualifikimit të saj. Prof. Asoc. Dr. Faton Hoxha me ekspertizën dhe kualifikimet e tij u fokusua në Diabetin mellit, shputën diabetike përmes ICF dhe GAS aproach si mjet për trajtimin e pacientëve me diabet tip 2.

Ndërsa Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj si eksperte e Shëndetit Publiku ligjëroi dhe shpërndau përvojën e saj rreth aerondotjes në Kosovë si problem i shëndetit publik.

Stafi jonë gjatë kësaj vizite një javore ishin pjesë e shumë aktiviteteve në programet e Fizioterapisë dhe Shëndetit Publik duke vazhduar krijimin e urave ndërmjet institucioneve, profesionistëve dhe vet shteteve tona për të vazhduar projekte të tjera.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom