Teach For Kosova mban sesione informuese për Programin e Fellowshipit

Teach For Kosova mban sesione informuese për Programin e Fellowshipit

Më datën 04.11.2024 janë mbajtur dy sesione informuese për mundësitë që ofron programi i Fellowship-it të Teach For Kosova për tu bërë pjesë e “Lëvizjes për Arsim Cilësor”.

Prej orës 10:00 pjesëmarrës ishin absolventët e Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa nga ora 11:00 pjesëmarrës ishin studentët absolvent të Fakultetit të Edukimi, programi fillor.

Këto dy sesione u përfaqësuan nga zyrtarët Znj. Erlinda Musliji dhe Z.Dardan Konjufca.

Gjatë këtyre sesioneve u diskutua misioni dhe ndikimi të cilin e ka Teach For Kosova në sistem e arsimit dhe njohja me programin si dhe përfitimet që do t’i kenë studentët me rrugëtimin dyvjeçar përgjatë programit.

Aplikimi është online dhe i hapur nga 1 nëntor deri më 15 dhjetor 2024.

Procedurat e përzgjedhjes për aplikim janë :

  • Faza e parë përfshin aplikimin online  - pyetësorin
  • Faza e dytë përfshin qendrën e vlerësimit dhe prezantimin në grup
  • Faza e tretë përfshin një intervistë, bashkëbisedim.

Pas përzgjedhjes fituesit do të shpërblehen me certifikatë me 200 orë të akredituara, që mund t’i ndihmoj studentët gjatë konkurseve për mësimdhënës.

 Për më shumë informacion studentët mund të vizitojnë linqet më poshtë:

WEB: www.teachforkosova.org  

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/teachforkosova

Instagram: https://www.instagram.com/teachforkosova

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/teach-for-kosova

 

Nëse keni pyetje ose kërkoni informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në këtë adresë [email protected]

 

Fotot e lajmit

tp-bottom