Njoftim me rëndësi rreth ID kartelave për të gjithë studentët e UFAGJ

Njoftim me rëndësi rreth ID kartelave për të gjithë studentët e UFAGJ

Njoftojmë të gjithë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se do të bëhet zëvëndësimi i ID kartelave të vjetra me ID kartelat e reja (RFID).

Të gjithë studentë janë të obliguar që të bëjnë zëvëndësimin e ID kartelës dhe të pajisen me RFID të re.

Shpërndarja e ID kartelave do të bëhet në datat 7 - 8 Tetor 2024 në fakultetet përkatëse tek zyrat e referentëve ku secili student duhet personalisht të dorëzojë ID kartelën e vjetër dhe të nënshkruhet për ID kartelën e re (RFID).

RFID kartela e re do të shërbejë për evidentimin në orët mësimore, që në ditët në vijim do t'ju njoftojmë rreth sistemit. 

Manuali i përdorimit të SMU për studentë e vitit të parë mund të shkarkohet në këtë link.

tp-bottom