Elma Hoda zgjidhet Kryetare e Parlamentit Studentor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë njofton të gjithë studentët dhe stafin akademik se në mbledhjen e 15-të të Parlamentit Studentor, kryesuar nga Nënkryetari Meriton Binakaj, është zgjedhur Kryetare e re e Parlamentit Studentor, Elma Hoda ndërkaq senator është zgjedhur, Besmir Pepshi.
Në këtë mbledhje u shpreh falënderim i veçantë për Kryetarin e deritanishëm, Lirigzon Goçaj, për përkushtimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përfaqësimin e studentëve dhe zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës studentore në Universitet.
Elma Hoda, si Kryetare e re, ka marrë përgjegjësinë për të përfaqësuar interesat e studentëve dhe për të vazhduar punën në fuqizimin e zërit studentor. Universiteti i uron asaj suksese të shumta në këtë rol të rëndësishëm dhe i dëshiron një udhëheqje të frytshme dhe me vizion për të mirën e studentëve.
I urojmë Elmës çdo të mirë në këtë rrugëtim dhe e mbështesim në përpjekjet e saj për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin tonë universitar.