Violinisti i njohur Shkëlzen Doli viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Violinisti i njohur Shkëlzen Doli viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Violinisti i njohur Shkëlzen Doli, ka sjellë në Gjakovë edicionin e dytë të festivalit, “Gjakova Summer Fest”. Për tri net me radhë (23, 24, 25) gusht, artistët më të shquar të Gjakovës dhe jo vetëm, me synimin kryesor ruajtjen e vlerave dhe traditave kulturore të qytetit, kanë performuar para publikut në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës dhe në Parkun Kulturor “Ali Podrimja’.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë, violonisti Doli ka qëndruar për vizitë edhe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Ai  u prit nga Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, i shoqëruar edhe nga Prorektorja Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi-Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Sekretarja e përgjithshme, Znj.Linda Dula Halilabazi si dhe U.D. Dekanes në Fakultetin e Filologjisë Prof.Dr.Sindorela Doli Kryeziu. Duke i uruar mirëseardhje, Rektori Bunjaku e prezantoi violinistin me famë botërore Shkëlzen Doli me ambientet e rektoratit dhe punën e vazhdueshme të universitetit. 

Gjatë vizitës, Maestro Shkëlzen Doli shprehu interes të veçantë për aktivitetet dhe arritjet akademike të Universitetit “Fehmi Agani”, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së kulturës dhe arsimit në zhvillimin e shoqërisë. 

Ky takim përforcoi lidhjet ndërmjet kulturës dhe edukimit dhe theksoi angazhimin e universitetit për të promovuar përkushtimin në këto dy fusha. Universiteti “Fehmi Agani” vlerëson vizitat e tilla, që ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe promovimin e aktiviteteve kulturore dhe akademike në rajon.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom