Në Monroe Collge të Nju Jorkut Profesori i UGJFA-së Besim Muhadri promovoi librin e tij “Përmasa e krijimit” dhe mbajti kumtesë për librin e Nasho Jorgaqit “Gjergj Kalaj, homazh për njeriun dhe patriotin e shquar”

Në Monroe Collge të Nju Jorkut Profesori i UGJFA-së Besim Muhadri promovoi librin e tij “Përmasa e krijimit” dhe mbajti kumtesë për librin e Nasho Jorgaqit “Gjergj Kalaj, homazh për njeriun dhe patriotin e shquar”


Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, profesori i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Asoc. Dr. Besim Muhadri, në Monroe College, ka promovuar veprën e tij “Përmasa e krijimit” dhe ka marrë pjesë edhe në promovimin e librit të Nasho Jorgaqit “Gjegj Kalaj-homazh për njeriun dhe patriotin e shquar”, me ç‘rast, profesor Muhadri, para shumë të pranishmëve, është paraqitur me kumtesën e tij me titull “ Atdhetarizmi dhe humanizmi i Gjergj dhe Gjyste Kalajt i përjetësuar në një libër”, kumtesë e cila është pritur mjaft mirë nga të pranishmit që ishin të shumtë dhe nga të gjitha viset shqiptare.

Profesor Muhadri do të marrë pjesë edhe në promovimin e vëllimit poetik “Piktura në fjalë” të poetes amerikane Carrie Hooper, libër i shkruar me shumë përkushtim në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht) nga vetë autorja dhe i përgatitur dhe redaktuar me shumë përkushtim nga Adnan Mehmeti. Me këtë rast ai do të prezantohet me një vështrim në lidhje me vlerat ideoestetike të këtij libri.


Fotot e lajmit

tp-bottom