KQZ takon studentët e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë

KQZ takon studentët e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes zyrtarit të saj z. Armir Rexhaj, ka realizuar projektin për “Informimin dhe Edukimin e Votuesve të Rinjë për Zgjedhje”, me studentët e rinjë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, që kanë mbushur moshën dhe të drejtën për votim në zgjedhjet parlamentare dhe komunale në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i projektit ishte informimi dhe edukimi i të rinjve, të drejtat е tyre për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur si dhe rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, përkushtohet dhe mbetet urëlidhëse e të rinjëve me institucionet dhe organizatat tjera të Republikës së Kosovës.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom