Përfshirja e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Universitete
Në vazhdën e takimeve dhe aktiviteteve për ofrimin e studimeve duke u bazuar në të drejtat e secilit qytetarë, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve Dafinë Ibrahimi Kaçuri u takua me Znj. Elizabeth Gowing, Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve.
Në këtë takim Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë i siguroj znj. Gowing të gjitha të dhënat e kërkuara, situatën në terren dhe interesimin tonë për ndryshuar për të mirë të të gjitha komuniteteve e në veçanti për Komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Znj. Gowing vazhdoi takimet me studentët e këtyre komuniteteve duke u qasur drejtpërsëdrejti në nevojat dhe sfidat e tyre për të vazhduar studimet dhe mos të braktisin studimet.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i hapur për të gjithë duket respektuar të drejtat e secilit dhe duke mbështetur e stimuluar të gjitha grupet e komuniteteve.