Komisioni Qendror i Zgjedhjeve viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve Dafinë Ibrahimi Kaçuri priti në takim Z. Armir Rexhaj, Zyrtar Ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve – Gjakovë.

Në takim u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional dhe kontributi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për realizimin e aktiviteteve të tyre. KQZ, është duke e realizuar projektin për “Informimin dhe Edukimin e Votuesve të Rijnë për Zgjedhje”, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës përfshirë edhe Komunës e Gjakovës.

Ky projekt, ka për qëllim informimin dhe edukimin e të rinjve, për të drejtën е tyre për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në këtë projekt, është paraparë edhe bashkëpunimi me institucionet e larta Arsimore, natyrisht, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i ofroi mbështetje dhe hapësirë për të realizuar aktivitetet brenda këtij projekti.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është në krye të zhvillimit dhe të dinamikës akademike, kjo e bënë të rëndësishme ofrimin dhe qasjen e KQZ te studentët tanë dhe duke e vendosur një linjë komunikimi dhe bashkëpunimi lidhur me realizimin e këtij projekti.

tp-bottom