Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, për festën e  Kurban Bajramit

Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, për festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit si rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, shpreh urimet më të sinqerta tek të gjithë studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit dhe të gjithë qytetarët e besimit Islam.

Në këtë ditë të veçantë, le të përforcojmë vlerat e mirëkuptimit, duke ndarë mirësinë dhe dashurinë me të gjithë dhe duke ofruar ndihmën për ata që kanë nevojë. Njëherit, le të kujtojmë gjithashtu ata që nuk mund të festojnë së bashku me ne, dhe të përkujtojmë vlerat e mira që na drejtojnë drejtë një shoqërie më të mirë.

Uroj të keni shëndet, harmoni dhe gjithë të mirat ju dhe familjet tuaja!

Me fat Kurban Bajramin!

Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Rektor

 

Fotot e lajmit

tp-bottom