Urimi i Rektorit për fillimin e vitit akademik 2018/2019

Urimi i Rektorit për fillimin e vitit akademik 2018/2019


Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza Ju uron të gjithë studentëve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit akademik 2018/2019, me dëshirat më të mira për punë me përkushtim dhe përmbushje të qëllimeve.

Studentëve të rinj, që për herë të parë regjistrohen në Universitetin tonë, ju dëshiroj mirëseardhje në botën akademike dhe shumë suksese në përgatitjen e profesionit të tyre të ardhshëm. Ndërsa, studentëve të viteve tjera, ju përgëzoj për punën e deritashme dhe uroj për suksese edhe më të mira.

Personeli akademik, menaxhues e administrativ, së bashku me studentët, le të vazhdojmë të kryejmë me përgjegjësi detyrat e punës dhe të jemi shembull i korrektësisë dhe profesionalizimit, sepse jemi ne ata që bartim barrën e zhvillimit dhe mirëqenies të shoqërisë sonë.


tp-bottom