Programi i Studiuesve Vizitor Fulbright 2025-2026

Programi i Studiuesve Vizitor Fulbright 2025-2026

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se konkursi për Programin Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2025-2026 tani është i hapur për aplikime.

Programi Fulbright Visiting Scholar është program jo i gradës për hulumtues, ligjërues të universiteteve, dhe ekspertë të institucioneve akademike në Kosovë, të cilët dëshirojnë të bëjnë hulumtim, ligjërojnë apo ndjekin programin në formë të kombinuar-ligjërim dhe hulumtim, në Shtetet e Bashkuara. Kohëzgjatja e programit ëshë tre deri në nëntë muaj.

Aplikimi online për Programin Fulbright Visiting Scholar 2025/26 do të mbetet i hapur deri më 31 korrik, 2024.

Për të mësuar më shumë mbi kërkesat dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni: Fulbright Scholar (Doctoral/PhD) Program in the United States (usembassy.gov).

Kandidatët e interesuar mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre tek Koordinatorja e Programit, Nora Nimani Musa në [email protected] apo të thirrin në +383 38 226 255.

Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.

 

tp-bottom