Mësimdhënësit e UFAGJ mbajnë ligjërata në Universitetin e Mjekësisë në Sofje

Mësimdhënësit e UFAGJ mbajnë ligjërata në Universitetin e Mjekësisë në Sofje

Profesorët nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë mbajtën ligjërata në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin  Mjekësor të Sofia nga 6. deri më 10 maj.

Universiteti i Mjekësisë në Sofje është Universiteti më i mire në fushat e mjekësisë në shtetin Bullgar si dhe njëherit nga institucionet kryesore arsimore në Evropën Juglindore.

Profesorët nga UFAGJ mbajtën një seri të ligjëratave në fushën e shëndetësisë. Këto ligjërata synuan të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e profesionistëve të ardhshëm të shëndetësisë në tri fusha kritike: komunikimi në shëndetësi, kujdesi paliativ dhe plakja.

Ligjërata e parë ishte “Kominukimi në shëndetësi” të cilën e mbajti Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, Prodekane për Projekte Zhvillimore dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fakultetin e Mjekësisë. Ligjërata e prof. Canaj ishte e dedikuar për komunikimin në shëndetësi ku u theksua rëndësia e ndërveprimeve efektive midis pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë. Profesoresha ofrojë njohuri të vlefshme mbi teknikat e dëgjimit aktiv, ndërtimin e marrëdhënieve të bazuara në besim dhe adaptimin e komunikimit për të përmbushur nevojat e ndryshme kulturore dhe emocionale të pacientëve. Studentët mësuan strategjitë e komunikimit për të përmirësuar përvojën e tyre me pacientët dhe për të rritur rezultatet në shëndetësi.

Ligjëratën e dytë e mbajti Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, si mësimdhënës i lëndëve gerontologjike dhe geriatrike në Fakultetin e Mjekësisë si dhe Prorektor për Shkencë dhe Zhvillim Akademik në UFAGJ. Prof Boshnjaku ligjëroi lidhur me temën “Plakja dhe kujdesi për të moshuarit“. Ligjërata mbi plakjen dhe kujdesin për të moshuarit ofroj një kuptim të thellë të sfidave dhe mundësive të lidhura me plakjen. Profesori  diskutoj  rreth çështjes arsimore edukative si  plakja e shëndetshme, menaxhimi i sëmundjeve kronike, dhe përmirësimi i cilësisë së jetës për të moshuarit. Ai gjithashtu theksoj rëndësinë e një qasjeje ndërdisiplinore për të përmbushur nevojat komplekse të këtij grupi të popullsisë.

Ligjëratat u përmbyllën me temën “Kujdesi Paliativ“ nga Prof. Ass. Dr. Hasime Terziqi, Prodekanja për Çështje Mësimore dhe Studentë në Fakultetin e Mjekësisë. Në fushën e kujdesit paliativ, ligjërata u  përqendrua në ofrimin e kujdesit gjithëpërfshirës dhe empatik për pacientët me sëmundje të rënda. Profesoresha theksojë rëndësinë e trajtimit të dhimbjes dhe simptomave të tjera, mbështetjen emocionale dhe komunikimin e qartë me pacientët dhe familjet e tyre. Studentët trajnohen për të ndërtuar aftësi të forta në menaxhimin e kujdesit në fund të jetës dhe për të ofruar një cilësi të jetës sa më të mirë për pacientët e tyre.

Këto ligjërata të avancuara në Universitetin e Mjekësisë në Sofje përgatitin studentët për të përballuar sfidat e përditshme të profesionit të shëndetësisë me kompetencë dhe ndjeshmëri të lartë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom