Stafi i Fakultetit të Filologjisë realizon projektin “Përdorimi i dygjuhësisë te studentët e komunitetit pakicë shqiptar në Universitetin Mediteran të Malit të Zi
Projekti hulumtues u mbështet nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. Aktiviteti u realizua më 23, 24, 25 Maj 2024 nga profesorët e gjuhësisë, Prof.ass. Nazli Tyfekçi, Prof.ass Mejreme Ymeri dhe Dr.sc. Yllka Imeri.
Korpus i hulumtimit kanë qenë studentët e niveli bachelor dhe master të komunitetit pakicë në Universitetin Mediteran të Malit të Zi, të cilët u janë pëgjjigjur pyetjeve të anketave të hulumtimit. Projekti ka për qëllim hulumtimin e ruajtjes së gjuhës amtare të studentëve të komunitetit pakicë shqiptar në Universitetin Mediteran të Malit të Zi, duke e pasur parasysh se të gjitha ligjëratat realizohen në gjuhën malazeze dhe në gjuhën angleze. Rezultatet e punimit do të publikohen si artikull shkencor.