Vullnetar/e në Kampin Veror – BONEVET Gjakova

Vullnetar/e në Kampin Veror – BONEVET Gjakova

BONEVET Gjakova hap thirrje për vullnetarë të Kampit Veror, i cili organizohet gjatë muajve Korrik dhe Gusht.

Inkurajohen për aplikim nxënësit nga shkollat e mesme dhe studentët e universiteteve. Mosha për aplikim është 16+ vjeç.

BONEVET ofron një ambient pozitiv për punë, krahas ekipit me eksperiencë, i cili mundëson që kjo përvojë e punës për vullnetarët të jetë argëtuese dhe poashtu të ndikoj në zhvillimin e tyre profesional.

Kampet Verore organizohen çdo javë për gjithsej 7 javë, duke filluar nga data 01 Korrik deri më 16 Gusht 2024. Vullnetarët e përzgjedhur pritet të angazhohen maksimumi 3 javë gjatë kësaj periudhe.

Linku: https://bonevet.org/vacancy/vullnetar-kampiveror-gjakove/       


Poashtu per me shume detaje mund ta vizitoni webfaqen tone: https://bonevet.org/

 

tp-bottom