Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot me datë 25.03.2024, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me prorektorët: Prof. Ass. Dr. Dafina Kaçuri, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku dhe sekretaren e përgjithshme të Universitetit znj. Linda Dula-Halilabazi kanë pritur në takim Kryetaren Prof. Asoc. Dr. Hasnije Ilazi, Nënkryetari Dr. Klemen Miklavic dhe anëtarët e tjerë Prof. Dr. Mirlinda Batalli, Prof. Asoc.Dr. Maja Martinović, Prof. Asoc. Dr. Gëzim Tosuni dhe Prof. Asoc. Dr. Avni Berisha.

Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit mes KShC-së me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovë. Temë e diskutimit ishte mbarëvajtja e procesit të akreditimit institucional dhe akreditimit të programeve në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Rektori Bunjaku falënderoi bordin e KShC-së për vizitën e tyre dhe iniciativën për të fuqizuar më tepër bashkëpunimin me Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Palët u dakorduan të vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin e tyre, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom