Pensionohet punonjësi i UFAGJ-së Sani Sahitaj

Pensionohet punonjësi i UFAGJ-së Sani Sahitaj

Sot më datën 08.02.2023, punonjësi ynë i nderuar, Z. Sani Sahitaj, është pensionuar pas një pune të gjatë dhe të përkushtuar në Universitetin tonë.

Për të shprehur mirënjohjen dhe respektin ndaj punës së palodhshme të Z. Sahitaj, një koktej i vogël u organizua në ditën e pensionimit të tij. Kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij dhe Menaxhmenti i UFAGJ-së ia uruan pensionimin me ngrohtësi dhe u shprehën për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Në emër të Sindikatës, kryetari i Shoqatës Sindikale të UFAGJ-së, Z. Jeton Plava, i dorëzoi një dhuratë modeste Saniut, për të  shprehur në këtë mënyrë respektin dhe falënderimin e gjithë anëtarëve të Sindikatës  për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë viteve të shërbimit. Në emër të të gjithë anëtarësisë , Z. Plava i uroj Z. Sahitaj një pension të begatshëm dhe shëndet e lumturi në këtë periudhë të re të jetës së tij.

Fotot e lajmit

tp-bottom