Rektori Bunjaku ndanë mirënjohjet profesorëve dhe asistentëve me performancën më të mirë në mësimdhënie
Sot me datë 06.02.2024, rektori i UFAGJ-së Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku bëri ndarjen e mirënjohjeve për profesorët dhe asistentët me performacën më të mirë për periudhën një dhe tri vjeçare.
Për dallim nga herat tjera në UFAGJ, këtë vit, Këshilli Qëndror i Sigurimit të Cilësisë këtë vit, ka vendosur të bëj vlerësimin e performancës edhe për periudhën tri-vjeçare, vendim ky për të falënderuar dhe motivuar stafin akademik të cilët kanë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në përkushtimin e tyre ndaj studentëve.
Përformanca përfshin: vlerësimin nga dekani i njësisë akademike, vlerësimin nga kolegët, vlerësimin nga studentët, publikimet shkencore dhe kontributet në komunitet.
Rektori Bunjaku ka falënderuar të gjithë profesorët dhe asistentët për punë e shkëlqyer që kanë treguar në periudhën e kaluar dhe njëherit ka uruar që angazhimi i tyre i shkëlqyer të vazhdoj në të ardhmen. Ky është një parametër që tregon shkallën e sigurimit të cilësisë brenda Universitetit.
Vlerësimet sipas KQSC janë si në vijim:
Fakulteti i Edukimit
për periudhën 1 vjeçare:
- Prof. Asoc. Dr. Edita Haxhijaha – performancën më të mirë në mësimdhënie si profesoresh;
- Ass. Petrit Duraj, PhD - performancën më të mirë në mësimdhënie si asistent.
për periudhën 3 vjeçare:
- Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
- Ass. Zamira Gashi, PhD - performancën më të mirë si asistent në mësimdhënie (periudha 2 vjeçare).
Fakulteti i Filologjisë
për periudhën 1 vjeçare:
- Prof. Ass. Dr. Senad Neziri – performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
- Ass. Saranda Buzhala - performancën më të mirë si asistente në mësimdhënie.
për periudhën 3 vjeçare:
- Prof. Dr. Labinot Berisha - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
- Ass. Saranda Buzhala - performancën më të mirë si asistente në mësimdhënie.
Fakulteti i Mjekësisë
për periudhën 1 vjeçare:
- Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj – performancën më të mirë në mësimdhënie si profesoresh;
- Ass. Arben Boshnjaku, PhD dhe Ass. Muhamet Kadrija - ndajnë mirënjohjen për performancën më të mirë si asistent në mësimdhënie.
për periudhën 3 vjeçare:
- Prof. Asoc. Dr. Hajrullah Latifi - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
- Ass. Arben Boshnjaku, PhD - performancën më të mirë si asistent në mësimdhënie.
Fakulteti i Shekncave Socile
për periudhën 1 vjeçare:
- Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi – performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
për periudhën 2 vjeçare:
- Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu - performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor;
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë,
06.02.2024.