Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë për vitin akademik 2023/2024
Studentët e Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë përveç dokumentacionit të kërkuar në konkurs duhet të aplikojnë edhe në SMU sipas procedurës si më poshtë:
1. Studentët qasen në SMU e tyre dhe duhet të klikojnë tek fusha NJOFTIMET / TJERA - APLIKO PËR BURSË (shiko MANUALIN në faqe 33)
2. Klikoni butonin APLIKO
3. Pasi të hapet dritarja, tek "Apliko për bursë për vitin akademik" duhet të zgjedhet viti akademik 2022/2023, tipi i bursës: Bursa të ndara nga Universiteti dhe klikoni butonin APLIKO
4. Shfaqet njoftimi "Ju aplikuat me sukses" dhe tek butoni Raporti, shtypet aplikacioni/raporti që keni aplikuar
5. Aplikacionin/Raportin e shtypur e bashkëngjitni me dokumentat tjera të kërkuara në konkurs dhe dorëzohen ë zyrën e shërbimit me studentë në fakultetin përkatës