Thirrje për mobilitetet Erasmus për vitin e ri akademik në Universitetin WSG, Poloni

Thirrje për mobilitetet Erasmus për vitin e ri akademik në Universitetin WSG, Poloni

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, vitin e kaluar ka përfituar mundësi shkëmbimi të stafit dhe studentëve nga granti ERASMUS+ i Universitetit WSG. Në qershor të këtij viti mirëpritem në vizitë përfaqësuesit e këtij universiteti dhe tash jemi shumë të lumtur të hapim thirrjen për shkëmbime dalëse me Universitetin WSG nga Bydgoszcz në Poloni.

Kush mund të aplikoj:

  • dy studentë ose bachelor ose master, secili prej tyre mund të marrë grant Erasmus për 5 muaj që kap vlerën 4275 EUR.
  • një staf do të vijnë për lëvizje mesimdhënje për 5 ditë (plus dy ditë udhëtim) – granti Erasmus arrin në 1255 EUR.

Për të aplikuar, studentët do të duhet të dorëzojnë:

  • Transkriptin e notave;
  • Kopjen e pasaportës;
  • Letër motivuese se pse dëshirojnë të fotojnë këtë mundësi;
  • Konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
  • Letërkonfirmim nga dekani i njësisë;
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; madhesia – 3*4 cm; file – .jpg);
  • Aplikacioni për staf akademik dhe aplikacioni për staf administrativ

Të drejtë për aplikim kanë studentët të cilët e kanë të kryer vitit të parë në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë dhe doduhen të përfundojnë 30 ECTS kredi tek universiteti mikpritës. Për më shumë rreth programeve në Universitetin WSG klikoni në linkun: http://dsm.byd.pl/en/incoming-students.230.html

Sa i përket mobiliteteve për stafin e UFAGJ, documentacioni që duhen ta plotesojnë është:

  • CV;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Aprovim nga përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë,
  • Plani i propozuar i lëvizshmërisë, “Staff Mobility for Teaching, Mobility Agreement”.
  • Të paktën një nivel B2 të gjuhës angleze 

Për të shkarkuar formatin e duhur, klikoni “Staff Mobility for Teaching, Mobility Agreement” ose “Staff Mobility for Training”.

Afati për aplikim në mobilitetin për semestrin në pranveror të vitit akademi 2023/2024 është deri më 30 nëntor 2023.

Aplikimi i studentëve bëhet në emailin: [email protected] duke e bërë “cc”: [email protected]

Vërejtje: Ata që kanë shfrytëzuar (kanë aplikuar dhe mobilitetet i kanë të aprovuara) për mundësi tjera shkëmbimësh me Erasmus+ për gjatë vitit akademik 2023/2024, nuk mund të aplikojnë, e njëjta vlenë për përfituesit e kësaj mundësie që nuk mund të aplikojnë për mobilitete tjera.

Më shumë informata rreth Universitetit WSG gjeni në linqet:

 

WSG University Guide:

http://www.cwz.wsg.byd.pl/public/files/files/WSG%20University.pdf

Foreign Students Guidebook:

http://www.cwz.wsg.byd.pl/public/files/files/Foreign%20Students%20Guidebook.pdf

Bydgoszcz Guidebook for Explorers:

https://drive.google.com/file/d/1Gi69YuupOlCMtuHS9N6Is6X3T3JX-HIH/view

Student’s Alphabet:

http://www.cwz.wsg.byd.pl/public/files/files/ABC%20Studenta.pdf

tp-bottom