Thirrje për mobilitetet Erasmus për vitin e ri akademik në WSB University, Poloni

Thirrje për mobilitetet Erasmus për vitin e ri akademik në WSB University, Poloni

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovëka përfituar mundësi shkëmbi të stafit dhe studenteve nga granti ERASMUS+ i Universitetit WSB.

Kush mund të aplikoj:

  • dy studentë ose bachelor ose master, secili prej tyre mund të marrë grant Erasmus për 5 muaj që kap vlerën 4275 EUR.
  • dy staf do të vijnë për lëvizje mesimdhënje për 5 ditë (plus dy ditë udhëtim) – granti Erasmus arrin në 1255 EUR.

Afati i aplikimit të studentëve është deri më 30 nëntor 2023.

Për të aplikuar, studentët do të duhet të dorëzojnë:

  • Transkriptin e notave;
  • Kopjen e pasaportës;
  • Letër motivuese se pse dëshirojnë të fotojnë këtë mundësi;
  • Konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
  • Letërkonfirmim nga dekani i njësisë;
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; madhesia – 3*4 cm; file – .jpg);
  • Aplikacioni për staf akademik dhe aplikacioni për staf administrativ
  • Aplikacioni për studentë

Të drejtë për aplikim kanë studentët të cilët e kanë të kryer vitit të parë dhe të dytë nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë të  programit studimor Gjuhë Angleze – Përkthim dhe interpretim.

Aplikimi i studentëve bëhet në emailin: [email protected] duke e bërë “cc”: [email protected]

Sa i përket mobiliteteve për stafin e UFAGJ, documentacioni qe duhen ta plotesojnë është:

  • CV;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Aprovim nga përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë,
  • Plani i propozuar i lëvizshmërisë, “Staff Mobility for Teaching, Mobility Agreement”.
  • Të paktën një nivel B2 të gjuhës angleze 

Njëri mobilitet mund të shfrytëzohet tani me rastin e zhvillimit të Forumit InterUni VI-të, që do zhvillohet në datat 2-5 tetor 2023 dhe duhet të mbajë një leksion të shkurtër gjatë kësaj ngjarje, kurse mobilitet tjetër për në pranverën e vitit 2024 dhe zhvillimit të javës ndërkombëtare (në këtë pjesë inkurajohet edhe stafi administrativ të aplikoj).

Për të shkarkuar formatin e duhur, klikoni “Staff Mobility for Teaching, Mobility Agreement” ose “Staff Mobility for Training” .

Afati për aplikim në mobilitetin në fillim të nëntorit është deri me 20 shtator, kurse për mobilitetin në pranverë deri më 30 nëntor 2023.

Vërejtje: Ata që shfrytëzojnë këtë mundësi, nuk munden me apliku në mobilitetet tjera Erasmus+ gjatë vitit akademik 2023/2024.

tp-bottom