Rezultatet përfundimtare dhe njoftim rreth regjistrimit për studentët e pranuar në vitin e parë të studimeve (afati i parë) për vitin akademik 2023/2024
Rezultatet përfundimatre të provimit pranues (afati i parë) për vitin akademik 2023/2024:
Regjistrimi i kandidateve të pranuar në afatin e parë dhe fotografimi i tyre për ID kartelë, do të bëhet sipas orarit:
1. Fakulteti i Edukimit me datë 27.07.2023 (në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
- Programi Fillor në ora 09:00 - 15:00
- Programi Parashkollor në ora 09:00 - 15:00
2. Fakulteti i Shkencave Sociale me datë 27.07.2023 (në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
- Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale në ora 09:00 - 15:00
3. Fakulteti i Filologjisë me datë 28.07.2023 (në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
- Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në ora 09:00 - 15:00
- Programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim 09:00 - 15:00
4. Fakulteti i Mjekësisë me datë 31.07.2023 (në objektin e Fakultetit të Mjekësisë)
- Programi Infermieri në ora 09:00 - 15:00
- Programi Shëndet Publik në 09:00 - 15:00
- Programi Fizioterapi në ora 09:00 - 15:00
Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
c) Studentët që fillojnë studimet ne Universitetin "Fehmi Agani" Gjakovë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.