Takim bashkëpunimi

Takim bashkëpunimi

Në vijimësi të punëve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, është duke u realizuar një vlerësim i brendshëm, me qëllim të përmirësimit dhe përditësimit të plan-programeve . Krahas dhe në ndihmë të këtij procesi, si dhe me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, kanë vazhduar takime me drejtorët e drejtorive rajonale  të Arsimit  dhe të Shëndetësisë e Përkujdesjes Sociale  në komunat nga të cilat vijnë studentët tanë.

Një takim i tillë është realizuar më 23.6.2023 në komunën e Deçanit, ndërmjet Prorektores për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri, drejtorit të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale  znj.  Agnesa Vokshi dhe drejtorin e DKA-së z. Besnik Hulaj.  Të dyja palët u zotuan për bashkëpunim të vazhdueshëm në të mirë të institucioneve tona dhe komunitetit në përgjithësi

tp-bottom