U mbajt trajnimi “Mjedisi i digjitalizuar shkollor”
OJQ Bethany Christian Services - BCS, me mbështetjen e UNICEF-Programi në Kosovë, është në fazën e zbatimit të projektit “Educational and Social Inclusion – Ensuring Equal Access of Minority Communities in the Education System in the Municipality of Gjakova” dhe mbajti trajnimin “Mjedisi i digjitalizuar shkollor në mbështetje të mësimdhënësve dhe nxënësve për të mësuar gjatë tërë jetës”.
Me këtë rast u mbajt trajnimi dy ditor për studentët e interesuar, personelin shkollor dhe stafin e Qendrave Mësimore.
Në këtë trajnim dy ditorë u diskutuan tema të ndryshme:
- Llojllojshmëria e nxënësve dhe dallimet në mësim nxënie, motivimi i nxënësve për të mësuar;
- Universal Design for Learning (UDL) – Dizajni Universal për të Mësuarit: 3 Parimet
- Gjithë përfshirja- arsim i përqendruar tek të gjithë nxënësit
- Funksioni ekzekutiv dhe aftësitë vetërregulluese;
- Modeli reflektues i Gibb-s, Mjetet e reflektimit në internet;
- PIA në nxitjen e motivimit të nxënësve për të mësuar Partneriteti me prindërit
- Komunitetet e Praktikës (CoP)
- Pjesa e eksperteve të MASHT forma ONLINE; etj.
Në këtë trajnim dy ditorë kishte pjesëmarrës edhe nga studentët e Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë.