Profesorë dhe studentë të Universitetit “Fehmi Agani” vizitojnë Gjimnazin “Hajdar Dushi“ në kuadër të kampanjës “Ditët informuese”
Në kuadër të ditëve të informimit nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot studentë nga të gjitha fakultetet e UFAGJ të shoqëruar nga Prof. Asoc. Dr. Sidorela Doli Kryeziu nga Fakulteti i Edukimit dhe Ass. Hana Qurdina nga Fakulteti i Filologjisë dhe Zyra e Karrierës e UFAGj, zyrtarja znj. Freskina Mula Ermeni, kanë vizituar Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ku janë pritur ngrohtësisht nga drejtori z. Bedri Cahani dhe stafi i tij.
Studentët dhe profesorët për së afërmi kanë prezantuar para nxënësve përmbajtjen e programeve që ofron UFAGj, si dhe i kanë informuar për përparësitë dhe benefitet që ofrohen në rast se ata kanë mundësinë të përzgjedhen si studentë të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë është ndër shkollat më me perspektivë në rajon, që krijon mundësi shkollimi në disa profile që janë në përputhje me kërkesat e tregut. Njëkohësisht, është pjesë e programeve të rëndësishme që zhvillohen në arsimin kosovar dhe është e pajisur me kabinete, punëtori, nga më bashkëkohoret, dhe me kuadër të kualifikuar dhe profesional.
Gjimnazi ka dy drejtime Shkencat Natyrore dhe Shoqërore-Gjuhësore me 1320 nxënës.
Prof. Asoc. Dr. Sidorela Doli Kryeziu, në emër të menaxhmentit të UFAGj e ka falënderuar dejtorin e shkollës z. Bedri Cahani dhe stafin për pritjen, bashkëpunimin dhe mundësinë e realizimit të aktivitetit.