Studentët e fakultetit të shkencave sociale organizojnë ligjëratë online me punonjësen sociale Arena Llapaj nga Tirana
Në bashkëpunim me stafin akademik të fakultetit të shkencave sociale, studentet e vitit të parë dhe të dytë organizuan ligjëratë online me temë ‘Elementet bazë të punës sociale’, me punonjësen sociale nga Tirana zj. Arena Llapaj.
Gjatë ligjëratës u prezantua: roli i punonjësve social, struktura e ofrimit të shërbimeve sociale në Shqipëri, format, llojet e shërbimeve sociale, si dhe një mori të çështjeve tjera me rëndësi. Pas përfundimit të ligjëratës u pasua diskutim i hapur me studentët, u parashtruan pyetje nga studentët e pranishëm dhe u theksua nevoja e shkëmbimit të informatave në mes të studentëve dhe stafit akademik dhe punonjësve social në Shqipëri. Në fund të ligjëratës u mbajt edhe një mini kuiz i ligjëratës përmbledhëse, ku fituese e kuizit u zgjodhë studentja Genta Gashi.
Ky aktivitet është seri e aktiviteteve të organizuara nga fakulteti i shkencave sociale - Universiteti i Gjakovës ‘Fehmi Agani’ në kuadër ngritjes së vlerave të punës sociale.