Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 3 prill 2023, ditë e hënë, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.

Mbledhjen e udhëhoqi U.D. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili përpara anëtarëve të Senatit propozoi këtë rend dite;

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Marrja e vendimit për shpalljen e afatit të prillit për student.
  3. Shqyrtimi i kërkesave nga njësitë akademike për konkurs të rregullt për pozita të reja.
  4. Të ndryshme.

Vlen të të theksohet se në afatin e prillit studentët do të kenë mundësi të paraqesin deri në 2 provime.

Të gjitha pikat e tjera u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe më pas u miratuan.

Në fund u diskutuan edhe disa shkresa dhe kërkesa nga anëtarët e Senatit.

U.D. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom