Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 28 mars 2023 (e marte), ka mbajtur mbledhjen e rradhës. Mbledhjen e kryesoi znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe paraqiti këtë rend dite si vijon;
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Këshillit Drejtues nga pëfaqësuesit e Sindikatës së UFAGJ-së;
- Të ndryshme
Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Pjesë e takimit ishte edhe U.D rektori i UFAGJ Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani si dhe prorektori për Buxhet dhe Financa, profesor Ferdi Kamberi.