Zyrtaret e Universitetit “Fehmi Agani” po marrin pjesë në një trajnim në Berlin të Gjermanisë

Zyrtaret e Universitetit “Fehmi Agani” po marrin pjesë në një trajnim në Berlin të Gjermanisë

Zyra për Zhvillim të Karrierës, në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë e prezantuar nga Znj. Freskina Mula dhe Koordinatore për Mësimin Praktik Znj. Mentore Zejnullahu po marrin pjesë në trajnimin intensiv “Ngritja e Kapaciteteve të Zyrave të Karrierës së Universiteteve Publike në Kosovë” organizuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Formimin Profesional dhe Karrierën (DIMAK) dhe partneritet me Shkollën Hertie.

Trajnimi po mbahet në qytetin e Berlinit në Gjermani.

Ky trajnim është vazhdimësi e serisë së trajnimeve që ka organizuar Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Formimin Profesional dhe Karrierën (DIMAK).

Programi trajnues është një mundësi që të përmirësohen mjetet dhe aftësitë e zyrës në rolin e saj përballë studentit, si dhe të përcaktojë qasjen për aspektet e prapaskenës së punës si ndërtimi i marrëdhënieve me punëdhënësin, matja dhe raportimi brenda universitetit.

Në fund të trajnimit zyrtaret Freskina Mula dhe Mentore Zejnullahu do të certifikohen nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Fotot e lajmit

tp-bottom