Urimi i U.D rektorit Zeqir Hashani me rastin e Festës së Gruas, 8 marsin

Urimi i U.D rektorit Zeqir Hashani me rastin e Festës së Gruas, 8 marsin

Festa e 8 marsit njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet e tyre për barazi, drejtësi dhe paqe.

Me rastin e kësaj dite, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka thënë se “Kjo ditë na vjen si një rikujtesë për rolin, kontributin dhe punën që kanë bërë gratë shqiptare ndër shekuj dhe vazhdojnë ta bëjnë edhe sot, duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë dhe të shtetit.

Mirënjohje dhe falënderim përherë!

 

Me respekt
Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani
U.D Rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

tp-bottom