Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitet në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitet në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

Në prezencën e stafit akademik dhe të studentëve të UFAGJ-së, sot në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Sociale, u mbajt aktiviteti lidhur me disa nga punimet hulumtuese të studentëve nga ky fakultet.

Studentët përmes prezantimeve të tyre nxorrën në pah disa nga problemet e shoqërisë, si: bullizmi, format e abuzimit, braktisja e fëmijëve, vrasjet, etj, të cilat si fenomene janë të pranishme në mjedisin e shoqërisë kosovare.

Ky aktivitet është pjesë e serisë së aktiviteteve të organizuara me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”.

Në kuadër të këtij aktiviteti prezentë ishin edhe anëtarë nga Këshilli Drejtues, prorektorë, staf akademik, dhe akterët e sektorit për punë sociale në Komunën e Gjakovës, Shoqata e të Verbërve, Shtëpia e Sigurtë si dhe Hendikosi, të cilët e përshëndetën këtë ngjarje e cila përmes hulumtimeve të studentëve trajtoi disa nga temat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Fotot e lajmit

tp-bottom