U.D. Rektori Zeqir Hashani takohet me përfaqësuesit e KEC dhe ORCA
Sot përfaqësuesit Kosova Education Center (KEC) znj. Edita Buçinca- Menaxhere e projektit, Shpend Bajoku- Zyrtar i projektit, si dhe Liridona Ademaj, koordinatore e monitorimit të granteve nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), vizituan Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku u pritën nga menaxhmenti i UFAGJ-së i udhëhequr nga U.d rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani. U.d rektori Hashani, fillimisht i njoftoi KEC dhe ORCA për të arriturat si dhe për objektivat e UFAGJ-së për të ardhmen në rritjen e cilësisë, në zhvillimin dhe avancimin e studentëve por edhe të stafit akademik.
KEC dhe ORCA bashkëpunojnë në mënyrë të vazhdueshme me Agjencinë e Akreditimit të Kosovës si dhe Ministrinë e Arsimit, në këtë mënyrë gjinden forma më të ndryshme që të ju ofrohen universiteteve publike mundësi për të përfituar nga projektet dhe grantet, të cilat mund të ndihmojnë studentët, por edhe stafin akademik.
Znj. Buçinca theksoi se KEC do të përkrah kërkesat dhe nevojat për të cilat do të aplikoj UFAGJ dhe se do të jetë mundësi e mirë që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi i mirë që kemi pasur deri më tani. Derisa edhe zyrtarja nga ORCA znj. Ademaj potencoi se Universiteti “Fehmi Agani” vazhdon të mbetet një nga institucionet më bashkëpunese dhe që kanë treguar zhvillim të hovshëm viteve të fundit.
U.D. Rektori Hashani i falënderoj zyrtarët nga KEC dhe ORCA si dhe tha se do të jep mbështetjen e plotë përgjatë këtij bashkëpunimi, ku qëllimet e përbashkëta janë përkrahja në të mirë të studentëve dhe të stafit akademik dhe avancimi i tyre drejtë një të ardhmeje prosperuese.