Vijon bashkëpunimi në mes Universitetit “Fehmi Agani” dhe BONEVET Gjakova

Vijon bashkëpunimi në mes Universitetit “Fehmi Agani” dhe BONEVET Gjakova

Sot në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani”, është mbajtur takim mes përfaqësuesve të UFAGJ, kryesuar nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe zyrtarët Denis Spahija dhe Freskina Mula, si dhe nga BONEVET, Arbër Lleshi dhe Irina Deda.

Qëllimi i vazhdimit të këtij bashkëpunimi është që të kontribuoj në zhvillimin e mëtejmë të studimeve dhe hulumtimeve në fushën e edukimit, pedagogjisë, mirëqenies dhe edukimit që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të identifikojnë dhe zhvillojnë talentet dhe aftësitë, në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë dhe më gjerë për të avancuar zhvillimin joformal të studentëve jashtë programeve kurrikulare.

Në këtë bashkëpunim do të punohet në aplikime për projekte dhe programe në interes të avancimit të edukimit. Poashtu studentët e UFAGJ-së do të kenë mundësinë të përfshihen në praktika në ambientet e BONEVET.

BONEVET është institucion i edukimit joformal, i themeluar më 2014 në Gjakovë nga Fondacioni “UNË E DU KOSOVËN” si organizatë joqeveritare dhe joprofitabile.

Fotot e lajmit

tp-bottom